Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Braçe gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet të mbahet përgjegjësi nga zyrtarët që abuzojnë me ligjin, pavarësisht fuqisë politike apo ekzekutive që ka.
Ai më tej shtoi se implikime me fondet e BE duhen parë shumë seriozisht ndërsa shtoi se PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale. Deputeti socialist më tej shtoi se drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke nisur nga ngjarjet që kanë shënjuar në këtë vend.
“Sa kohë bëhet fjalë për vjedhje duhet të shohim një informacion më të zgjeruar se ai që kanë dhënë mediat. Patjetër që reforma për këtë u bë, për të mbajtur përgjegjësi zyrtarët që abuzojnë me ligjin, pavarësisht fuqisë politike apo ekzekutive që ka. Dua t’ju sjell në vëmendje që ende nuk ka përgjegjës për 21 janarin, ku janë vrarë njerëz, për Gërdecin ku janë vrarë njerëz, jo më për ata që kanë vjedhur. Kjo është më e rëndë.
Patjetër që kur ka implikime me fondet e BE duhet parë shumë seriozisht gjërat, qoftë te fondet e bujqësisë apo fondet e tjera të BE. PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, patjetër që po e mban një përgjegjësi, kur të paraqitemi para një gare elektorale, patjetër që secili mban kosto. Por, PS është e angazhuar në një proces të thellë reformim me qëllim të adresojë korrupsionin. Peshorja ka humbur ekuilibrin sa herë që merren jetë njerëzish dhe askush nuk mbahet përgjegjës. Drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke nisur nga ngjarjet që kanë shënjuar në këtë vend. Këtu është marrë jeta e njerëzve edhe për të vjedhur dhe prapë s’ka reagime,” tha ai.