I vendoset tritoli në derë të shtëpisë policit në Shkodër
Shmanget tragjedia në Shkodër! I mituri tenton të hidhet nga kati i 6-të, shpëtohet nga policia
Vilson Zhuri është efektivi i Policisë në Shkodër, të cilit i vendosën tritol në derë të shtëpisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Autoritetet policore raportuan se si pasojë e shpërthimit me lëndë plasë, u regjistruar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”.


Nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me detyrën e Vilson Zhurit si efektiv policie, apo me problemet e tij personale. Poloicia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.