Dy persona kanë humbur jetën këtë të martë pasi një stuhi e fuqishme goditi Malin e Zi.
Raportohet se erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha materiale në disa qytete. Në bregdet, u prishën dhe disa makina si dhe u shkatërruan nga pemët e rrëzuara. Një shtetas turk humbi jetën në një kantier ndërtimi në Çanj gjatë një stuhie të fortë që goditi Malin e Zi.
Siç raporton “Vijesti”, në vinç ndodhej punëtori, i cili u rrëzua gjatë erërave të forta. Gjithashtu, një person ka vdekur në kantierin e fushës së golfit në Lushticë. Në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë së Sigurisë së Tivarit, të cilët po hetojnë. Rreth orës 10:00 Tivari u godit nga një stuhi e madhe, e cila shkaktoi reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima.
Portali Primorski raporton se era ka shkulur pjesë të pemëve në Bar dhe se makina janë dëmtuar. Mësohet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në marinë. Përveç kësaj, stuhia rrëzoi tre vinça në port dhe theu urat e transportit./ZËRI