Komisioni i Apelit të zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës është mbledhur sot për shqyrtimin e ankesës së bërë nga Rektorja në detyrë, kandidatja Rajmonda Këçira.
Mledhja ka zgjatur pak minuta ku ka qënë zonja Këçira e cila ka prezantuar ankimin e saj, ndërkohë që gjatë mbledhjes janë bërë edhe objeksionet nga kandidati fitues i zgjedhjeve edhe nga KIZ, Tonin Gjuraj.
Pasi ka dëgjuar palët, komisioni i përbërë nga 5 zonja, është tërhequr për të marrë vendimin. Në fund, vendimi ka qenë i qartë, 5- 0, duke rrëzuar ankimimin e kandidates Këçira.
Tashmë, merr fund “maratona” e zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës të cilat u mbajtën me 21 qershor 2024.