Eetimes ka kontaktuar me Kryetarin e Bashkise Malesi e Madhe, menjehere pas publikimit te kerkeses që grupi parlamentar i PD ka bere per Prokurorinë e Përgjithshme me argumentin se ai akuzohet nga anti-mafia italiane për trafik ndërkombëtar droge.
Në një bisedë të shkurtër telefonike, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, i cili vijon mandatin e tretë si kryebashkiak, duke kaluar edhe në filtrat e dekriminalizimin për 3 herë me radhëe e ka cilësuar si të turpshme akuzën që pretendohet sot nga grupi i deputetëve të PD-së.
“E turpshme”, ky ka qënë reagimi, duke mos dashur të jap me shumë komente në lidhje me pretendimnn e demokratëve.
Tonin Marinaj, fitoi zgjedhjet vitin e kaluar përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” duke siguruar mandatin e tretë si Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe.