Aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, është tashmë i hapur.

Rruga do të shkurtojë kohën e udhëtimit Shkodër -Tiranë duke çliruar trafikun në segmentin ekzistues Thumanë- Fushë Krujë-Tiranë.

Për pak javë rihapet gara për segmentin Milot-Balldren, një tjetër segment i kësaj autostrade.