Në sheshin para katedrales “Shën Shtjefni” mes qindra pjesëmarrësve u zhvillua ceremonia e përurimit të bustit të Kardinalit të parë shqiptar, Eminencës së tij Mikel Koliqit.
Pas përurimit, riti i bekimit u krye nga Arqipeshkvi i Ardioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra. Në fjalën e tij u shpreh mbi rëndësinë e kësaj figure për kishën katolike shqiptare.
Kardinali Mikel Koliqi ishte shembulli i vuajtjes dhe sakrificës së madhe për lirinë e besimit.
Busti i Dom Mikel Koliqit u vendos në 30-vjetorin e shpalljes Kardinal. Vepra është rezultat i punës së skulptorit Pjerin Kolnika. Ceremonia e organizuar nga Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe familja Kurti u shoqërua me pjesë të zgjedhura klasike që u interpretuan nga Kori Polifonik “Prenkë Jakova” nën dirigjimin e mjeshtrit Gjon Shllaku.