Taksa tjetër diskriminuese e rrugës që lidh veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit, është e turpshme dhe e papranueshme.
Kjo tarifë për përdorimin e rrugës, i shtohet si barrë tepër e rëndë qytetarëve të zonave më të varfra në Shqipëri, të cilët si alternativë të vetme ndaj skamjes ku i ka zhytur kjo qeveri, kanë gjetur largimin masiv nga vendi.
Ky diskriminim është tejet i rrezikshëm dhe i dëmshëm për bashkqytetarët tanë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova të cilët aq shumë kontribuojnë në turizmin dhe ekonominë shqiptare.
Shqiptarët, me aq sa janë vjedhur dhe vidhen çdo ditë nga Rama dhe organizata kriminale që drejton, e kanë stërpaguar jo vetëm këtë rrugë por çdo milimetër rruge që sot na shitet sikur të ishte shtruar në flori.