Një atentat me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mirditës.
Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit Ledovik Syziu, që ndodhej i parkuar në oborrin e banesës në fshatin Malaj.
Syziu ka shkuar në mëngjes për të ndezur makinën dhe menjëherë ajo ka shpërthyer duke e lëndë atë të plagosur.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policisë, që kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për gjetjen e autorëve të këtij atentati.