Në orën 17:00 në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të mbahet mbledhja e radhës e cila në pikat e rendit të ditës ka edhe dhënien e mendimit per tarifat e reja të propozuara nga Ujësjellësi për ujin e pishën dhe ujërat e përdorura.
Para këshilltarëve është paraqitur relacioni nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë qendrimi që do të mbajnë këshilltarët të të gjithë krahëve politike.
Opozita, e ka kundërshtuar ndryshimin e cmimit të ujit, ndërkohë që mësohet se edhe nga radhët e mazhorancës ka pakënaqësi të cilët nuk janë dakord me një rritje tarife për banorët e Shkodrës.
Ngelet për tu parë se cili do të jetë vendimi që do të marrin këshilltarët e Bashkisë Shkodër të të gjithë krahëve politike.