Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro në pronësi të Kristian, Drilona dhe Ender Boçit, si dhe të disa personave të tjerë. Çifti i bashkëshortëve Kristian dhe Drilona Boçi janë të njohur në mediat sociale për jetën e tyre të luksit.
Çifti ekspozon shpesh makinat luksoze apo pushimet në vendet më të shtrenjta. Gjthashtu Boçi shpesh shfaq anën e tij familjare në videot e rrjeteve sociale ku poston prindërit dhe familjen e tij.
Një tjetër anë e biznesmenit është edhe ajo bamirëse, ku reflektohet në disa video ku Boçi tregon histori të ndryshme njerëzish të sëmurë dhe se si arrin ti ndihmojë me para për operacione.
Menjëherë pas lajmit, Kristian Boçi bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me tendera dhe as krime apo poste. Boçi shprehet se sa të jetojë do të bëjë vetëm mirë.
Prokuroria e Tiranës dyshon se në këtë skemë janë përfshirë edhe bashkëshortet e personave në fjalë. Boçi rezulton i dënuar për drogë në Belgjikë dhe teksa kishte krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para.
Sipas prokurorisë, personat në fjalë kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.