Gjykata e Tiranës la në fuqi këtë të enjte masat e sigurisë ndaj mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të përfshirë te skandali i Onkologjikut.
Para gjykatës doli edhe mjeku Edmond Gashi. Ky i fundit, në dosjen e Prokurorisë së Tiranës konsiderohet si më protagonisti i skemës skandaloze të përfitimit, në kurriz të pacientëve me kancer. Teksa i drejtohej togave të zeza, Gashi tha për gazetarët se kishte bërë vetëm detyrën.