Dr. Uarda Albunesa (Gjekaj)

Ishin vitet 2011-2013…

Ai u diagnostikua me tumor akut nё pankreas…

Ndodhesha te QSUT nё Tiranё. Mjekja na i komunikoi me njё ftohtёsi befasuese diagnozёn.

Atё ditё, gusht 2011, bota mu shёmb bashkё me ҫdo andёrr nё sirtar. I dhanё veҫ 3 muaj jetё dhe na thanё ta nxirrnim nga spitali, nuk kishte ma asnjё shpresё…


Mbaj mend si sot, zbrita shkallёt e atij spitali, u ulu nё katin e parё, zura njё qoshe dhe me kokё godisja me sa kisha fuqi murin. Si do ia thoja atij tё vertetёn????

Aty bёra mёkatin e parё njerёzor, vura Zotin nё dyshim dhe e akuzova qё mё kishte kthy shpinёn…

Pas disa muajsh filloi trajtimi me kimio nё QSUT. ҫdo javё ishte njё luftё me sistemin mjeksor.

Ai priste nё dhomё I pafuqishёm flakonin e kemios, si shpresa e tij e fundit dhe une nuk mund tё dёshtoja…Nuk mё lejohej kurrsesi.

I buzёqeshja me shpirt ndёr dhёmbё dhe I thoja: “Mos mbaj merak, sot do e na japin flakonin”.

Dilja nga dhoma e mbipopulluar e onkologjikut dhe shkoja tek dhoma e mjekes “Alketa Pere”. E si mund ta harroj kete emer….- ”Nuk ka flakon sot, me vjen keq. Provo ta blesh nё farmaci!” (njё flakon nё javё kushtonte 1500 euro)


Betohem nё Zot, nёse do isha burrё do ia vija duart nё fyt derisa t’ia merrja edhe frymёn e fundit. Por mё kujtohej qё ai me priste lart, me sy nga dera qё unё tё kthehesha me flakon nё dorё.

Ato muaj mё kthyen nё pёrbindёsh nё koridoret e qelbura tё atij onkologjiku. Ёngjёllin brenda meje e ruaja vetёm pёr atё qё mё kёrkonte edhe njё ditё mё shumё…..Por ҫ’mund tё bёja unё, veҫse ti pёrgjёrohesha Zotit?????

Sot teksa lexova skandalin e onkologjikut mu rikthy dhimbja dhe pafuqia si e bija e njё tё dёnuari me vdekje nё atё spital, ku njё I sёmurё terminal ishte njё objekt pёr me nxjerrё ma shumё lekё stafi mjeksor. Ai “objekt ” per ata, ishte qёndra e botёs per mua, im atё.

Se dija qё ai ferr vazhdonte akoma sot…

Mjeksia ёshtё profesion shumё i rёndёsishёm e unё pёrulem pёrpara ҫdo mjeku profesionist dhe human, por ama pёr ata tё paudhё qё fatkeqёsinё e tjetrit e kthejnё nё biznes nuk kam mёshirё.

Paҫin mёshirёn e Zotit se unё s’ia bёj hallall kurrё, as nё kёtё jetё, as nё tjetrёn!

*Marrë nga Facebook