Implementimi i shërbimit 24 orë në Kabinetin e Hemodinamikës ka sjellë rritjen e trajtimeve të suksesshme të pacientëve me probleme kardiake.
Rasti më i fundit është një pacient 33 vjeçar i diagnostikuar ditën e premte në orën 19:00 nga Dr.Zorada Bekteshi me arrest kardiak.
Në orën 20:00 është realizuar interventi në Kabinetin e Hemodinamikës nga Dr.Edi Smaljaj dhe reanimator Dr.Bashkim Kraja, ndërhyrje e realizuar me sukses dhe pacienti gëzon shëndet të plotë.
Kthimi i Kabinetit të Hemodinamikës në 24h bën të mundur ndërhyrjen në pacienta që pësojnë arrest kardiak brenda 2 orëve, gjë që rezulton në përmirësim të menjëhershëm, pa pasoja kronike në shëndetin e zemrës.
Mirënjohje dhe falenderime për stafin e Kabinetit të Hemodinamikës dhe gjithë stafit të Shërbimit të Kardiologjisë
Dr.Edi Smajlaj, kryen nderhyrjen e shpejte, shpeton jeten e 23 vjeçarit
Related Posts
I vendosën tritol Ardian Fierzës te dera e banesës dhe agjencia e funeralit, arrestohet 38-vjeçarja në Shkodër, në kërkim vëllai i saj
Një i ri është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse në derën e banesës së Ardian Fierzës dhe biznesin e tij në muajin gusht dhe nëntor…
“Ulet çmimi i energjisë nga janari”/ Balluku- opozitës: Ju na ndërprisnit dritat dhe jetonim në errësirë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po përdoret foltorja e Kuvendit nga Opozita. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh…