Sot në seancën plenare në Parlament
Korrupsioni qeveritar që grabiti fondet e BE-së
“Zbulimi i Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit se ndihma prej 33 milionë euro e BE-së, që synonte ngritjen e fermerëve shqiptarë u shpërnda përmes një rrjeti praktikash korruptive është një dëshmi e rëndë se Drejtorët, Ministrat, burrat e Ministreve, gratë e Kryetarëve të Bashkive nuk lënë asnjë qindarkë të investohet në sektorët më emergjentë për një ekonomi të qëndrueshme, apo të shkojë në duart e atyre qe e meritojnë, qytetarëve shqiptarë”.