Për gati 30 minuta thuajse shumica e qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në black out. Pa drita ka qenë dhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia, raportojnë mediat e vendeve fqinje.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.
OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.
Në Shqipëri gazetarët në rrethe informojnë se pa drita kane qene Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani. Pa drita janë dhe shume lagje në Tiranë.
Në një lidhje telefonike nga Mali i Zi, gazetari Musa Gjoka informoi Report Tv se atje mungesa e energjisë vijon prej 1 orë e gjysmë.Në disa zona rryma është siguruar nga burime të tjera.