Gjykata e Apelit nuk pranon ankimin e Bashës, Vulën e PD ia lë Sali Berishës

….
Pas më shumë se 2 orë seancë gjyqësore ku u dëgjuan përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës dhe të grupit demokrat të Rithemelimit të Sali Berishës, trupi gjykues i gjykatës së Apelit u tërhoq për vendim.

Në orën 12:35 Trupi gjykues i përbërë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro u tërhoqën në dhomën e këshillimit.