Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur si Sylvinho, do drejtojë kombëtaren shqiptare të futbollit në Euro 2024. 50-vjeçari prej janait të 2023 është pjesë e stolit kuqezi, duke ia dalë të çojë ekipin për herë të dytë në një event madhor.
Në fundin e korrikut 2024 kontrata e tij me Shqipërinë përfundon, teksa FSHF i ka ofruar rinovimin me shpresën se kuqezinjtë do jenë edhe në fazën finale të Botërorit 2026.
Trajneri brazilian ende nuk e ka vendosur firmën mbi kontratën e re dhe me gjasë do presë aventurën në Gjermani për të vendosur të ardhmen. Fakt është se trajneri ka shumë fansa në Evropë dhe jo vetëm, andaj një kontratë profesionalisht më e mirë në një klub është rrezik që Sylvinho të largohet nga Kombëtarja.
E mira e gjithë kësaj është se FSHF ia ka bërë të qartë trajnerit se puna e tij është vlerësuar dhe rinovimi është mbi tryezë. Topi këtë anë është nga ana e Sylvinhos.