Nxenesit e Campus “Maarif” në Shkodër, sot kanë pasur një vizitë të veçantë në një prej laboratorëve më të specializuar për analizat në Shkodër.

Ato kanë qënë pranë laborator “Basha”, i cili operon në Shkodër prej më shumë se 20 vitesh dhe njihet për rezultatet dhe çerfitikimet brënda dhe jashtë vendit.

Ato janë pritur nga Dr. Bledar Basha dhe stafi i laboratorit, ku janë njohur në detaje me çdo proçes që kryhet në këto ambjente. Nxenesit mesuan shume njohuri praktike gjatë kësaj vizite studimore.

 

Campus “Maarif” njihet për praktikat mësimore që zhvillon në shume sektor, që i mbështet nxënësit në fushatën praktike përveç asaj teorike që marrin gjatë orëve mësimore.