Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kotor, ku po mbahet edhe Samiti Rajonal i BP në BE.
Rama komentoi ndër të tjera edhe akuzat, se në Athinë ka pasur shumë shqiptarë, që janë dërguar me autobusë nga Shqipëria. Rama tha se akuzat lëndojnë ata që erdhën, duke shtuar se në stadium nuk kishte vetëm anëtarë të PS-së.
Edi Rama: Të bëhen gjëra të rëndësishme, pa qenë anëtarë të BE-së. BE dha paketë të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor. 6 miliardë euro do të shpërndahen në rajon në bazë të meritës të secilit shtet. Shqipëria do të marrë fonde, pasi ka bërë reformë në drejtësi. PS ishte ajo që inicioi reformën në drejtësi dhe kurrë nuk ka komentuar këtë reformë. Sa i përket shkuarjes sime në Athinë, mund të them se me Greqinë po shohim të bëjmë akoma më tepër gjëra dhe të arrijmë marrëveshje. Në lidhje me deklaratat e bëra për autobusët në Athinë, mund të them se lëndojnë ata që erdhën atje. Në Athinë kishte jo vetëm simpatizantë të PS-së.
(Balkanweb)