Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër pas një konflikti të çastit. Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 24 vjeçari Jaser Osmani.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa 24 vjeçari është plagosur në kofshë dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është qëlluar pranë banesës së tij. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.