Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari ka folur në lidhje me vendimin e marrë nga poliica për mos shoqerimin e klientit të tij në varrimin e fëmijëve që humbën jetën në lumin Buna, Bazhdari në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se drejtoria e Burgjeve dhe prokuroria dhanë lejen që kërkohej nga Arrazi por policia nuk pranoi të bënte shoqërimin e tij.
Ai më tej tha se Erdgys Arrazi donte që bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe fëmijët të varroseshin në të njëjtin vend. Avokati më tej shtoi se Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike. Por kjo gje nuk ndodhi pasi babai i 39-vjeçares kërkoi varrosjen e vajzës së tij në Durrës ndërsa fëmijët do të varrosen në Shkodër.
“Nuk ka pasur dëshirë t’i ndajë, prandaj ka kërkuar që edhe e shoqja të prehet pranë fëmijëve. Nuk ka dashur që t’i ndajë. Por Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike. Në momentin që takon klientin tim me atë lloj gjendje, është shumë e vështirë të diskutosh për gjëra të tjera,” u shpreh avokati duke mos dhënë detaje lidhur me akuzat që i bëhen klientit të tij.