Një nënë e re nga qyteti ynë, me 3 fëmijët e saj të mitur, dyshohet se janë flijuar duke u vetëhedhur nga Ura e Bunës. (!)

Kjo ngjarje kaq e rëndë po përhapet si lajm në të gjitha mediat, duke tronditur thellë opinionin publik, për këtë tragjedi familjare, që prek çdo zemër shkodrane në një ditë si kjo, duke na bërë të reflektojmë thellë për jeten e një gruaje/ nëne, që ndërmerr një hap të tillë ekstrem për jeten e fëmijëve dhe të sajen!

Nuk e di nëse zj. Alma Arazi është hapur me ndokend për situaten që po kalonte, a ka kërkuar ndihmë më herët, por jam e bindur se, çfarëdo problemi që të kishte, nuk e meritonte të paguhej kaq shtrenjtë!!!
Deri tani është gjetur vetëm trupi i nëntë vjeçares, Pushoftë në paqe! Orët në vazhdim, një ankth për familjarët e të gjithë ne!

Policia dhe drejtësia duhet ta zbardhin këtë ngjarje sa më parë e të mos kemi të tilla humbje!
Denonconi dhunen e dhunuesit, mos ndëshkoni veten, aq më pak fëmijët, që me sa mund e sakrifica i lindim e i rrisim!
#jodhunës!