Atletët e Vllaznisë kanë qënë pjesëmarrës në Mitingun e Barit të Malit të Zi. Garat e zhvilluara dje në stadiumin e këtij qyteti kanë pasur si protagonist atletin e talentuar shkodran, Franko Burraj, i cili krahas garës së tij të preferuar 400 metra ka garuar edhe në atë të shpejtesisë 100 metra.
I shoqëruar nga trajneri i tij, Bruno Rrotani, Franko ka dominuar ndaj kundërshtarëve të tij në të dy garat duke u renditur në vendin e parë dhe njëkohësisht fitimin e dy medaljeve të Arta.
Konkretisht, Franko Burraj fitoi garën e 100 metrave me kohën 10’67, si dhe atë të 400 metrave me 47’29.
Atletët e tjerë të Vllaznisë arritën këto rezultate:

Dorjon Idrizaj, 110 m/p 15.6, u rendit në vendin e katërt, ndërsa në 400 m, me kohë 50.5 u rendit në vendin e dytë.

Endri Raka,j 100 m, me kohën 11’19 vendi i 5-të, ndërsa në Kërcim së gjati 7.02, vendi i dytë.

Genaldi Selhanej 110 m/ 16.04 vendi i 5-të dhe në 400 m 51’66.

Sidrit Kopliku, gara 800 m, me kohë 2’06”00 renditet në vend vendi të 4-të.