Ditën e sotme, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u shpall ditën e sotme “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës. Teksa kryeministri Edi Rama u rikthye në godinën e Bashkisë së Tiranës, pas 13 vitesh, kohë kur ishte kryebashkiak, u duk sikur aktiviteti i sotëm do të ‘zbuste’ qëndrimin me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por, duket e se e vërteta është krejt ndryshe dhe këtë gjë e ka zbuluar postimi i fundit i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një foto të vetme nga ky aktivitet, ku shfaqet jashtë godinës së Bashkisë me Ali Ahmetin dhe me disa persona të tjerë.
Në foton origjinale, i pozicionuar në cep është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por Rama në foton e publikuar në rrjet ka zgjedhur ta presë këtë të fundit, duke mos e shfaqur në profilin e tij. A ka një raport të tensionuar mes Ramës dhe Veliajt?!