Kryeministri i rrenave
Në Dukagjin, Edi Rama mund t’ia lejojë vetes të bëjë 1 mijë premtime, e para sepse ai është modeli i tij dhe e dyta sepse edhe vetë është koshient që u ka borxh të madh banorëve të zonës, në tre mandate i la në harresë të plotë.
Por historiku 11 vjeçar i (keq)qeverisjes së tij na ka dhënë prova se Edi Rama as nuk di, as nuk do që t’i mbajë premtimet! Të paktën jo për Shkodrën! Jo për Dukagjinin!
Edi Rama erdhi në pushtet me premtime të mëdha. Një prej tyre ishte dhënia e certifikatave të pronësisë për pronat në fshatra të cilat janë jetike për banorët e këtyre zonave për të investuar e zhvilluar pronën e të parëve. Të njëjtin premtim e bëri edhe në Dukagjin, por për 11 vjet nuk lëshoi asnjë certifikatë pronësie. Sot ka nxjerrë nga sirtari të njëjtin premtim të cilin e ka detyrim e për të cilin nuk ka asnjë pengesë burokratike. Bashkia e Shkodrës, e drejtuar nga PD, e ka dorëzuar dokumentacionin prej vitesh, por tapitë janë penguar e mbajtur pezull nga qeveria qendrore e drejtuar nga Edi Rama.
Kryeministri i rrenave foli në Theth të Dukagjinit për plane të mëdha të qeverisë, por e vërteta është se nga dita e parë e qeverisjes së tij e deri më sot vetëm sa i ka penguar investimet për zhvillimin e Thethit, një prej zonave më mahnitëse të Shqipërisë.
Edhe rrugën e nisur që lidh Shkodrën me Alpet, e kanë zvarritur të paktën prej 6 vitesh. Janë 16 km rrugë dhe siç e ka nisur, me premtime për lotin e dytë, pa mbaruar akoma i pari i cili duhet thënë që është vetëm pak zgjerim i rrugës e me një cilësi skandaloze ku është evident abuzimi, me këto ritme kanë për t’u dashur 16 vjet që të mbarojë.
Kontributi dhe merita për zhvillimin e zonës u takon vetëm banorëve punëtorë dhe mikpritës të Thethit të cilët kërkojnë vetëm mbështetje dhe mos të pengohen.
Se sa i intereson Ramës Shkodra e veriu mjafton të shohësh buxhetin e shtetit ku asnjë qindarkë nuk është planifikuar për Shkodrën.
Një gjë është e vërtetë, po të ishte për qeverinë, nuk do të bëhej ASGJË, sepse ZERO është investimi i qeverisë së kryeministrit të rrenave.