Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar në mbledhjen e muajit prill, rialokimin e 294 milion lekëve në buxhetin e këtij viti. Sipas drejtores së Buxhetit të Bashkisë Shkodër, Teuta Haxhi, kryesisht këto fonde do të investohen në infrastrukturën rrugore dhe në sistemin arsimor.
Përmes këtij rialokimi, është mbuluar edhe pjesa e investimit të Bashkisë Shkodër për 5 projektet që bashkëfinancohen me Ministrinë e Arsimit.
Lajm i mirë edhe për teatrin “Migjeni”, ku do të investohet për sistemin e kondicionit dhe sistemin e audio të tij.