BE në Tiranë ka dënuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Kërcënimi ndaj zyrtarëve të drejtësisë është një pengesë e madhe në pavarësinë e gjyqësorit, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në reagimin e BE-së.
Shpërthimi me tritol në portën e gjyqtarit në Shkodër, BE: Dënojmë ashpër sulmin, mbështesim sistemin gjyqësor
Related Posts
112 vite pavaresi / Eliona Shkreli : Gezuar Shqiperi, por a jemi vertet te pavarur sot !?
Sot dita e Pavarësisë, Festa e Flamurit! Dita më e rëndësishme në kalendarin e festave kombëtare që na bën të krenohemi dhe të gëzojmë!Kjo ditë është ditë reflektimi sa kemi…
Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira
Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për Irfan Domnorin. Ka ngjitur sa e sa maja të larta malesh me veshjen kombëtare.Për shkak…