SPAK ka firmosur edhe 9 urdhër arreste të tjera pasi mori për kompetencë dosjen e serave të kanabisit që u zbuluan në Berat, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë.
Të mërkurë n e 24 prillit, hetuesit e BKH-së në bashkëpunim me policinë e shtetit ekzekutuan urdhërat e arrestit për 6 persona ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerë.
Në pranga kanë përfunduar: Emrat jane si me poshte: Sadetin Hasaj,Lulezim Bushataj,Mustaf Manej,Suad Smakaj,Arben Vrapi,Adiol Çifliku.
Ndërsa këtë të enjte policia ushtroi kontrolle në banesat e disa prej shtetasve të arrestuar apo të shpallur në kërkim, si në zonën e Malësisë së Madhe, Niklës së Fushë-Krujës, Shkodrës, Lezhës, Beratit, Kuçovës etj. Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.
Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet u shtrinë pas zbulimit të datës 11 nëntor 2022 në fshatin Rërëz (Berat), ku u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, si dhe mjete e pajisje që ndihmonin në kultivimin e narkotikëve.
Gjithashtu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore. Ka dyshime se personat e arrestuar janë pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat. Në atë kohë thuajse gjithë komisariati I Beratit u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.
Masat e sigurisë që u ekzekutuan sot
– Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe;
– Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat;
– Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe;
– Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe;
– Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe;
– Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat,