Turizmi në zonën e Dukagjinit, është një turizëm dhjetë mujor që siguron të ardhura për atë zonë dhe banorët e saj. Nëse sot ajo zonë ka aq banorë që ende kanë zgjedhur të qendrojnë aty, vjen sepse po luftojnë përditë që të mbajnë veten aty.
E duan tapinë e tokës jo për të ndërtuar resorte me beton,por për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë.
E duan tapinë e tokës,sepse ekonomia e tyre është ajo e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit mes njëri tjetrit.
E duan tapinë e tokës edhe pse infrastruktura rrugore,qëndrat shëndetësore dhe ato arsimore mungojnë nga Pulti -Shoshi-Shalë.
Por sa herë, sa herë që kjo zonë përpiqet të jetojë e qetë, qeveria bëhet pengesë ndaj kërkesave të tyre.
Dhjetra familje në zonën e Dukagjinit kanë aplikuar në Agjensinë e Trajtimit të Pronave për një çertifikatë pronësie dhe në këmbim kanë marrë heshtjen e qeverisë që refuzon t’u japë atyre pronën.
#nekrahteqytetareve
#shkodraepara
Tapite ne zonen e Dukagjinit, deputetja Greta Bardeli : Sa herë që kjo zonë përpiqet të jetojë e qetë, qeveria bëhet pengesë ndaj kërkesave të tyre
Related Posts
Urimi i kryebashkiakut Benet Beci për vitin e ri 2025
Të dashur banorë të Shkodrës! Fundviti është një moment reflektimi dhe urimi për gjithsecilin. 2024 ishte një vit më i mirë për Shkodrën. Gjatë këtij viti ne si Bashki kemi…
Mirë se erdhe Gojart✨ Bebushi i parë i 2025
Mirë se erdhe Gojart✨ Bebushi i parë i 2025 ✨ Paç jetën e gjatë dhe këmbën e mbarë. Ky është bebi i parë që lindi shëndosh e mirë në maternitetin…