1000 fidanë të rinj i janë shtuar kurorës së gjelbër në zonën e Taraboshit, pas nismës së ndërmarrë në kuadër të Ditës së Tokës nga Bashkia Shkodër, organizatat e shoqerise civile dhe nxenesit e shkollave të qytetit. I pranishëm në këtë aksion ka qënë N/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, I cili në një interviste per mediat ka vleresuar këte inisiative masive që ndermerret ne kete zone te qytetit të Shkodrës.

Mirsad Basha, drejtues i organizates ambjentaliste “Eko Mendje”, thkeson se ky eshte aksioni I 66-të që ndermerret nga vullnetaret në këtë zonë, e cila synon që në bashkëpunim me bashkinë të kthehet në një park rekreacioni për qytetarët.

Vullnetarët dhe nxënesit e 5 shkollave të qytetit të Shkodrës, kanë qënë bashkë në këtë inisiative e cila shërben edhe si sensibilizim ndaj të gjithëve për të shtuar pyllëzimin ne këtë pikë të qytetit të Shkodrës që ofron ndoshta pamjen me magjepsese të saj.