Sigfrido Ranucci, drejtor i programit “Report” në RAI 3 dhe drejtues i rrjetit publik italian RAI, tha se dokumentet që kanë publikuar ata janë dokumente gjyqësore.

“Unë sinqerisht e prisja më shumë një reagim në Itali se ne jemi televizion publik që bëjmë investigime të rëndësishme. Merremi me administratën publike. Italia po jep 1 miliard euro para publike për këtë program për emigrantët. Sigurisht me Shqipërinë duhet të bënim llogaritë edhe me korrupsionin. Ne kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, pra shumë të rëndësishme. Na vjen keq që kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij juridik, Engjëll Agaçi, nuk e pranuan intervistën. Nuk e kuptoj pse nuk pranuan një intervistë me televizionin publik italian” tha ai në një intervistë për Syritv.