Grida Duma në hyrje të emisionit “Top Story” mbrëmjen e djeshme ka bërë një analizë për çiftin Meta-Kryemadhi.
Grida Duma: Kanë qenë të shumta analizat e buzëqeshjeve të këmbyera mes dy bashkëshortëve dhe dy kryetarëve, njëri ish një herë dhe tjetri ish herën tjetër, kryetar sërish Ilir Meta edhe simbolikat që janë përdorur në bluza dhe shkrimet njerëzit e asaj, njerëzit e atij, sa e vërtetë është e gjitha kjo, pse tani dhe jo më parë? Pse po flitet për nepotizmin kur në Partinë e Lirisë kishin ndërtuar një tezë për të dhe thoshin për sa kohë vota është aty nepotizmi mund të ekzistojë në administratë, nëpër institucione, aty ku emërohen, jo aty ku votohen. Është folur për meritokracionë apo krahinizmin? Sa i ngjason kjo një telenovele politike përkundrejt një strategjie politike. Pyetja më e madhe është sa të vështirë e kanë brenda Partisë së Lirisë apo atëherë LSI-së anëtarët e saj, ata që kanë poste drejtuese në hierarkinë e saj të përballojnë sërish një luftë të brendshme dhe pastaj një luftë politike, një fushatë elektorale apo një goditje nga SPAK. Nuk është aspak e thjeshtë ta përballosh parë kjo nga perspektiva jo vetëm e Metës dhe Kryemadhit, por parë kjo nga perspektiva e atyre që bëjnë politikë brenda Partisë së Lirisë dhe që do duhet të mbrojnë krerët e kësaj organizate politike pavarësisht se si i ndryshon tandemat e emocioneve apo qasjet e emrave