Për Shkodran ka folur koha, historia, tradita dhe qytetaria e saj në shekuj. Një qytet që rrezaton dhe përthith rreth vehtes erën e civilizimit dhe të qytetarisë të trashëguar brez pas brezi.
Së fundmi, jo më larg se një ditë më parë, kryebashkiaku Benet Beci nëpërmjet komunikimit në rrjetet sociale, publikoi një fakt që e hasim të gjithë çdo ditë teksa përshkojmë rrugët e këtij qyteti që kërkon transformimin pozitiv të një gangrene siç janë mbetjet urbane!

Me vite, cështja e mbetjeve ka qënë përherë kryefjalë e kronikave të televizioneve lokale e kombëtare, një shërbim që sot kryhet nga firma kontraktuese nga bashkia e më parë kryhej me forcat e vetë punonjësve të shërbimeve të bashkisë Shkodër.

Por a mjaftojnë vetëm këto forca që “Shkodër e Pastër” të mos jetë thjesht një thirrje….
Mes rreshtash, kryebashkiaku Benet Beci, ftoi të gjithë shkodranët që të bëhen bashkë në një mision që lind para nevojës për një mjedis të pastër, ashtu siç i ka hije këtij qyteti, Shkodrës së karajfilave e rrugicave me erë lulesh, që të bëhët gati të mirëpresë vizitorët dhe pjestarë e familjes së saj të madhe, në një qytet pa mbetje kur kazanët janë bosh, e të adresojë çdo problematikë për mbetjet tek ato që sot drejtojnë duke përqaftuar vullnetin e të gjithëve për të bërë Shkodrën më të pastër!

Kjo nuk është e thënë se ato që duhet të mbajnë përgjegjësi, në këtë rast institucionet nuk duhet të bëjnë detyrën e tyre, por duhet ta bëjmë të gjithë, sepse beteja vetëm e institucioneve nuk mjafton, sot është koha kur kultura e këtij qyteti të triumfojë mbi babëzinë dhe mungesën e njërzillekut për këtë qytet të atyre që vëtëm ndotin!