Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka hartuar planin e masave për sezonin turistik.
Drejtori i ketij institucioni Agim Dardha thekson se vëmendja kryesore do të jetë në Parkun Kombëtar të Alpeve në Theth dhe në plazhin e Velipojës. Gjithashtu ADZM ka edhe një plan veprimi për parandalimin e zjarreve.
Sfidë mbetet mungesa e digjitalizimit të tabelave që shërbejnë për të marrë të dhëna, për rrezikun potencial që mbartin disa shtigje.Sipërfaqja e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Shkodrës arrin në rreth 60 mijë hektarë, një pjesë e të cilave pranë qendrave të banimit.Për ketë arsye i kërkohet edhe komunitetit që të tregohet më i kujdeshëm ndaj kësaj pasurie, qe u shërben në radhë të parë atyre për rritjen e mirëqenies ekonomike.