Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër organizoi në Stadiumin ‘’Loro Boriçi”, Shkodër, aktivitetin, Kupa Nderi i Figurave “Gëzim Mema-Vidan Tufi”. Një aktivitet i rëndësishëm kombëtar i Atletikës, i cili organizohet në nderim të emrave të mëdhenj, jo vetëm të atletikës shkodrane, por edhe të asaj shqiptare, të cilët kanë bërë histori në këtë sport.
Sa i takon kunkurimit, atletët e Vllaznisë ishin përsëri më të mirët e aktivitetit, ndërkohë që në ceremoninë e mbylljes, ku i pranishëm ishte nënkryetari i Bashkisë Shkodër ,Onid Bejleri dhe drejtoresha e kulturës dhe sportit, Amila Gjyrezi, u shpëndanë tituj nderi për atletët veteranë të Vllaznisë në vite.