Hamza Rama u lind në qytetin e Shkodrës me 10 Maj të vitit 1903. Familja e tij ishte shpërngulur në kryeqendrën e veriut rreth vitit 1880 nga qyteza e Shpuzës së Malit të Zi . Në moshën 13 vjeçare në vitin 1916 punësohet si praktikant në farmacinë private të Rauf Sulës në Shkodër. Pas një pune dhe eksperience 6 vjeçare, në fillim të vitit 1922 dërgohet në Bari të Italisë në qendrën e njohur farmaceutike ” RANA” për aftësim e kualifikim të mëtejshëm. Në Itali i përkushtohet studimit dhe praktikimit të pregatitjes së ilaçeve me dorëpunim. Aty, në dhjetor 1923 diplomohet dhe i njihet e drejta e ushtrimit të profesionit farmacist. Në janar 1924 emërohet farmacist në Spitalin shtetëror të Vlorës ku punoi me pasion e ndershmëri deri në vitin 1930. Në Mars 1930 Ministria e Financave i jep liçensën për hapjen e një farmacie private.
Me 30 Mars 1930 në moshën 27 vjeçare largohet nga Shkodra dhe hapë farmacinë e parë private në qytetin e Lezhës në katin e parë të shtëpisë së Hafiz Seit Ulqinakut,ngjitur me pazarin.
Jeta dhe misioni i tij për ti shërbyer popullit lezhjanë me përkushtim e devotshmëri si askush tjetër në luftën kundër sëmundjeve të shumta e sidomos malarjes e bëri farmacistin Hamza Rama një simbol të njeriut të mirë, humanitar, të sakrificës së paprerë, të mirësive të panumërta për të ndihmuar e shpëtuar nga kthetrat e vdekjes jetë të tëra njerëzish. Në shumë raste ai bënte edhe punën e mjekut dhe ajo më e veçanta ishte se edhe fjalët e tij edhe sjellja prej zotnie e tij sikur i shëronin pacientët që e adhuronin atë në çdo moment. Hamza Rama ishte një nga 4 themeluesit e klubit të futbollit “Bardhyli” të Lezhës më1930, një nga shoqëritë futbollistike më të vjetra në vend për të cilën kontriboi nga financat personale.
Në vitin 1946 ligji i shtetëzimeve veproi edhe tek ai duke i shtetizuar farmacinë bashkë me të gjitha materialet dhe furnizimet e ilaçeve të cilat importoheshin nga kompania e famëshme gjermane BAYER.
Edhe pas vitit 1946 e deri sa ndërroi jetë, Hamza Rama punoi si përgjegjës farmacie me një ndergjegje të lartë qytetare e një profesionalizëm të rrallë. Gjatë punës 40 vjeçare si farmacist ai u dha eksperiencën e tij të vyer dhjetra farmacisteve të mesëm e të lartë; lezhjanë e pukjanë, shkodranë e tiranas të cilët morën nga ai virtytet më të mira që një njeri rrezatonte në punë e jashtë saj. Pamvarësisht besimit të tij mysliman,ritet e të cilit i
praktikoi derisa ndërroi jetë, ai pati miqësi edhe me figura të krerit katolik si Padër Zef Bumçi apo Padër Rroku i kishës së Lezhës. Një miqësi të herëshme kishte me myftininë e Shkodrës si Hafiz Sabri Koçin etj. Gjatë gjithë jetës së tij ai u karakterizua nga një dashuri dhe humanizëm i thellë për njerëzit e varfër dhe në nevojë, pa dallim feje apo ngjyre duke dhuruar të holla, veshëmbathje e ushqime. Z Hamza Rama u karakterizua nga një sjellje shembullore dhe korrekte të njëjtë si me pushtetarin e lartë ashtu edhe me të thjeshtin, të riun apo fëmijën.
Për vlerat e veçanta profesionale, qytetare e njerëzore, për kontributin e tij të madh në fushën e farmaceutikës në rrethin e Lezhës e më gjërë zotni Hamza Rama eshtë dekoruar me medalje dhe urdhëra të ndryshme. Ai është anëtari i parë i librit të nderit të Kom.Ekzekutiv të rrethit të Lezhës në vitin 1965.
Me 30 Prill 2005 iu dha titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Lezhës nga këshilli bashkiak me unanimitet të plotë.
Më 6 Shkurt 2019 Z Hamza Rama, Shoqata Ndërkombëtare “Partners Albania for change and devolpment” me një ceremoni zyrtare në Hotel Rogner, i akordoi çmimin “Filantropi i Vitit 2019”