Adi Krasta është padyshim një nga figurat më të rëndësishme të medias shqiptare, me një kontribut 35-vjeçar. Ishte padyshim një vlerë e shtuar e jurisë së “X Factor Albania” prania e tij krah 3 super artistëve të tjerë Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.

Në këtë edicion të talent-showt, Adi është treguar kritik si gjithmonë, por shumë i drejtpërdrejtë, duke folur pa doreza me konkurrentët. Nuk kanë munguar vërejtjet konstruktive, por aq komplimentet nga ai.

Në finalen e madhe, Adi kishte rezervuar një surprizë duke u ngjitur vetë në skenë. Jo për të kënduar dhe performuar, por për një monolog të titulluar “Rregullat e prezantimit që duhet të ketë parasysh një prezantues”. E kush më mirë se ai mund të japë një leksion të tillë.

Veshur me ironi e sarkazëm, pa munguar humori i hollë, Adi Krasta dhuroi një tjetër monolog brilant që duhet dëgjuar nga të gjithë./tvklan.al