Ky është një prej kanaleve të kullimit në fshatin Trush.Në të derdhen mbetjet e lëngshme të dy baxhove që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë.
Për banorët kjo gjendje vazhdon prej vitesh me radhë teksa era e rëndë është prezente çdo ditë.
Sipas tyre kanalet kulluese të dyta dhe të treat nuk janë të ndotur vetëm nga baxhot por edhe nga mbetje të tjera dhe nga bimësia e shumtë që është zhvilluar dhe nuk është kryer pastrimi ndër vite. Banorët apelojnë që strukturat e pushtetit vendor të angazhohen për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta në mënyrë që të mos ketë përmbytje për shkak të reshjeve të shumta në vend gjatë ditëve të fundit.