Kryetari i Bashkisë Shkodër ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në dy pika të rëndësishme të qytetit të Shkodrës. Ai është ndalur fillimisht pranë Bulevardit “Skendërbeu”, ku punimet për rikualifikimin e plotë të sheshit pranë këtij blloku pallatesh kanë nisur prej disa muajsh.
Ndalesa e radhës ka qënë pranë investimit që po bën Bashkia Shkodër në rrugën “Isuf Sokoli”. Në këtë zonë investimi parashikon veshjen e pallateve, sistemimin e plotë të sheshit me rrjetin e kanalizimeve nëntokësore, ku do të sistemohen edhe kabllot e kompanive të internetit.
Bulevardi “Skëndërbeu” dhe blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” janë investime të cilat po kryhen nga buxheti i Bashkisë Shkodër, që shkojnë si investime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës për banorët e këtyre zonave.