Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për protestën që u zhvillua këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës, ku u hodhën tymuese e molotov (Lexo më shumë). Në një postim në Twitter, Veliaj ka publikuar pamjet e dhunës ndaj uniformave blu para Bashkisë, ku sipas tij, falë ndërhyrjes së një prej efektivëve bomba molotov që shpërtheu nuk u mori jetën efektivëve.
Veliaj thekson se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote! Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin. Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmendit e Brojkës. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-s! Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve”, shkruan Veliaj./tvklan.al