Ka përfunduar protesta e zhvilluar para bashkisë së Tiranës, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Përplasjet nisën pasi këshilltarët e opozitës në bashki nuk u lejuan të futen brenda në godinë. Pas kësaj qytetarët hodhën disa herë molotovë, tymuese dhe mollë në hyrje të bashkisë.

Në protestë ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike. Gjithashtu e pranishme ishte edhe Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berishës.