Këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës së 31-të të Abissnet Superiore, ku Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” Laçin.

Në analizën që trajneri Ergi Borshi i bën Vllaznisë, vlerëson ndeshjen e kaluar me Partizanin, ndërkohë që për dy ndeshjet radhazi ku Vllaznia luan përballë dy skuadrave, Laçi dhe Teuta që drejtohen nga trajnerët shkodranë, Armando Cungu dhe Edi Martini, beson për fitore, madje duke qënë optimist për një Vllazni kampione.

Ndeshja, Vllaznia-Laçi, luhet pasditen e së shtunës në “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 18:00.