Është votuar me 73 vota pro dhe vetëm 7 vota kundër, Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin.

Komisioni ishte nismë e mazhorancës, teksa është vendosur të ngrihet një Komision i Posaçëm një vjeçar. Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim, pasi ngre shqetësimin se ky mekanizëm mund të përdoret nga qeveria për të goditur mediat kritike. Megjithatë përfaqësimi për këtë Komision do të jetë i barabartë me përjashtim të kryetarit.

Një prej emra për të drejtuar këtë Komision është deputeti Erion Braçe, por ende është një vlerësim momenti, pasi mund të ndryshojë deri kur të saktësohet plotësisht.