Malësia e Madhe edhe këtë sezon turistik pritet të jetë ndër më të preferuarat nga turistët vëndas dhe të huaj.
Liqeni dhe mali mund të vizitohen brenda pak minutave, ndërsa ndërtimi i bujtinave dhe resorteve të reja, bëjnë që turizimi të jetë i sukseshëm edhe këtë vit.
Bashkia e Malësisë së Madhe i ka marrë të gjitha masat për këtë sezon turistik, ndërsa investimet e reja si nga privati ashtu edhe nga bashkia pritet të ndikojnë në shtimin e turistëve
Ajri i pastër, natyra magjepsëse, por dhe freskia e bjeshkëve, ndërthurur me ushqimin vendas e rëndisin Malësinë në një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend.