Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, vazhdon pjesmarrjet e tij të suksesshme në garat ndërkombëtare. I tillë ishte edhe konkurimi në Mitingun Ndërkombëtar që zhhvillohet tradicionalisht në Tivar të Malit të Zi, ku Burraj fitoi medaljen e artë si dhe vendosi rekordin e ri të këtij Mitingu. Trajneri i tij, Bruno Rrotani, shprehet i kënaqur nga paraqitja e atletit të tij.

Dyshja Burraj-Rrotani do të udhëtojë së shpejti për një tjetër turne të rëndësishëm në Maqedoni.

Synimi kryesor, për Burrajn është pjesëmarrja në Olimpiadën Botërore.

Për momentin, nga atletika shqiptare, vetëm kampionia Luiza Gega e ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Olimpiadë.