Policia e Vlorës ka nisur kërkimet për tre persona të humbur ditën e hënë.

Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë kallëzim pasi kanë humbur kontaktin me ta.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër, por nuk dihet ende identiteti dhe as mosha e tyre.

Për gjetjen e këtyre personave të larguar në mënyrë të dyshimtë është angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë krahas Komisariatit të Policisë së Vlorës.