Makina e Policisë bashkiake të shkodrës është përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qendër të qytetit.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, makina elektrike e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kaluar edhe bordurën e rrugës si pasojë e një komandimi automatik që ka ndodhur në sistem, duke u përplasur me një mjet tjetër.

Dëmet jane materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti