8 Prilli shënon ditën botërore të komunitetit rom.
Pjesa dërmuese janë banorë të cilët lëvizin nga njëri qytet në tjetrin duke e patur të pamundur regjistrimin si qytetarë resident. Ata tregojnë se e kanë të vështirë, pasi e vetmja mënyrë për të mbijetuar eshtë lypja.
2 vite më parë Bashkia Shkodër bëri të mundur ndërtimin e kontinierëve për strehimin e 30 familjeve. Prioritet kishin familjet të cilat janë të regjistruar me pasaportizim në Shkodër. Ndërkohë që të tjere mbeten të strehuar në baraka të ndryshme dhe me kushte të vështira. Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.