Iftari tradicional i Ramazanit, i organizuar nga Bashkia Shkodër ka mbledhur të gjithë së bashku në sofrën e organizuar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci.

Përfaqësues të Myftinisë Shkodër, drejtues vendorë, miq dhe të ftuar të kryebashkiakut kanë marrë pjesë në këtë iftar që është një traditë për bashkinë Shkodër. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Benet Beci vuri theksin tek rëndësia e këtij muaji të shenjtë. Sofrat e iftarit, përcjellin mesazhe harmonie dhe solidariteti mes njeri – tjetrit, e në këtë frymë të bashkëpunimit dhe hamonise mes të gjithëve ka qënë edhe iftari I shtruar nga Bashkia Shkodër që vjen pak ditë para festës së Fiter Bajramit.